LAJMI I FUNDIT:

Renault do të modifikojë 15 mijë vetura për shkak të emetimit të gazrave

Renault do të modifikojë 15 mijë vetura për shkak të emetimit të gazrave

Prodhuesi francez i veturave, Renault, do të tërheqë më shumë se 15.000 njësi për t’i bërë disa ndryshime në motor, në mënyrë që të jenë në përputhje me standardet e emetimeve të gazrave, kanë bërë të ditur zyrtarët francezë.

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal, ka theksuar se Renault nuk është prodhuesi i vetëm që ka tejkaluar nivelet e emetimeve, megjithëse nuk përmendi ndonjë markë tjetër veturash.

Ajo thotë se testet duhet të bazohen në kushtet reale të vozitjes, pa marrë parasysh temperaturat.


Javën e kaluar, Renault njoftoi se hetuesit kishin vizituar tri prej fabrikave të tyre, për të inspektuar teknologjinë që përdorej në vetura sa i përket emetimeve të gazrave.