LAJMI I FUNDIT:

Suedezi krijon modelin Volvo V70 me tulla Lego

Suedezi krijon modelin Volvo V70 me tulla Lego

David Gustafsson nga Suedia ka realizuar krijimin e një Volvo V70 me 350 mijë “tulla” Lego.

Sipas Volvo, ky krijim ka qenë në progres për më shumë se një vit.


Padyshim nuk është e gjithë vetura e përbërë nga tullat. Ka një kornizë metalike poshtë, së bashku me rrotat normale.

Por, çdo gjë tjetër vjen direkt nga bota e Legos, duke përfshirë edhe ulëset, timonin, dhe instrumentet.

Me dyer që hapen dhe drita që ndizen, duket pothuajse si një veturë e vërtetë.

Pamjen e saj reale e fuqizon edhe pasqyra elektrike, ndërruesi i shpejtësive, dhe motori elektrik.

Bëhet e ditur se, suedezi ka investuar 350 mijë tulla nga 400 mijë sa ka fituar nga Lego Masters për ndërtimin e saj.

V70 është shfaqur së fundmi në Ecar Expo në Gothenburg, ku njerëzit kanë pasur mundësi të shohin procesin e montimit të saj. /Telegrafi/