LAJMI I FUNDIT:

Furgoni kamping me dizajnin më unik deri më tash

Furgoni kamping me dizajnin më unik deri më tash

Me këtë karvan është e pamundur të kalosh pa u vënë re.

Të apasionuarit pas kampingut e dinë më së miri se sa e rëndësishme është që një karvan të jetë funksional dhe praktik.

Duket se stilisti kinez Hu Jong arriti të plotësojë kërkesat elementare të një furgoni kamping, dhe në të njëjtën kohë të bëjë një trailer me një pamje jashtëzakonisht interesante.

Gjitari më i madh në botë – një balenë – shërbeu si frymëzim për dizajnin e jashtëm. Gjegjësisht, kur parkohet në vendin e dëshiruar, ky karvan në dukje i vogël mund të zgjerohet duke përfshirë një dhomë ndenjeje, kuzhinë, banjë dhe dhomë gjumi.

Përveç kësaj, falë dritareve të shumta, sigurohet ndriçim i mirë dhe një fluks ajri i pastër në brendësi të shtëpisë.

Kuzhina mund të zgjerohet plotësisht për përdorim në natyrë në mot të këndshëm ose të lihet e mbuluar për gatim në ambiente të brendshme kur moti është i keq.

Dizajneri Hu Jong e përshkruan shtëpinë si një hapësirë ​​të mjaftueshme bujare për një familje prej katër anëtarësh.

Ky karvan interesant fitoi çmimin e dizajnit Red Dot në Gjermani në vitin 2021, dhe tani është në fazat e hershme të zhvillimit të prodhimit. Çmimi nuk është shpallur. /Telegrafi/