LAJMI I FUNDIT:

Remitencat, 11 milionë më shumë

Remitencat, 11 milionë më shumë

Diaspora kosovare vazhdon t’i ndihmojë materialisht familjet në Kosovë. Të dhënat e BQK-së tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti ka një rritje prej 11.1 milionë eurosh të remitencave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ekspertët thonë se Qeverisë i mungon një plan, i cili dërgesat e emigrantëve do t’i kishte orientuar në investime.

Vetëm tremujorin e parë të këtij viti, diaspora kosovare ka dërguar mbi 11 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Nga ekonomistët, remitencat apo paratë e ardhura nga diaspora konsiderohen si një infuzion jo vetëm për familjet në Kosovë që marrin përkrahje direkte, por edhe për ekonominë e varfër të vendit, shkruan Express.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore, Besnik Kada thotë se sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, remitencat janë rritur për 11.1 milionë më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar. “Të dhënat preliminare për tremujorin e parë të këtij viti flasin për shumën prej 111.3 milionë eurosh, para që kanë dërguar në vendlindje nëpërmjet kanaleve zyrtare emigrantet tanë që janë në botën e jashtme. Në tremujorin e parë të vitit 2010, kjo shume ishte 101.2 milionë”, thotë Kada.


Sipas një studimi për remitancat 2010, i hartuar nga UNDP-ja, USAID-i dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, rreth 20 për qind e familjeve në Kosovë pranojnë para nga diaspora. /Telegrafi/