LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimi i KOK-ut për MKRS: Kategorizimi i sporteve për vitin 2021 të bëhet me pikët e fituara nga rezultatet e vitit 2019

Rekomandimi i KOK-ut për MKRS: Kategorizimi i sporteve për vitin 2021 të bëhet me pikët e fituara nga rezultatet e vitit 2019
(Foto: Facebook/KOK)

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka aprovuar raportin e Komisionit për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve, të cilët kanë dalë me rekomandim që shkaku i vështirësive të krijuara nga pandemia COVID-19, rezultatet dhe aktivitetet e federatave sportive të vitit 2020 të mos merren parasysh.

Me këtë rast, BE i KOK-ut i ka rekomanduar ministres për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, që kategorizimi i sporteve për vitin 2021 të bëhet me pikët e fituara nga rezultatet e vitit 2019.


Komisioni ka analizuar gjendjen e krijuar në sportin e Kosovës për vitin 2020, ku kishte ardhur në përfundim që shumica e federatave sportive nuk kanë arritur të realizojnë kalendarin e tyre të aktiviteteve, si dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndërsa, për federatat e reja sportive, të cilat nuk janë kategorizuar në vitin 2020 dhe të cilat kanë aplikuar për kategorizim në vitin 2021, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, bazuar në rekomandimin e komisionit, i ka rekomanduar MKRS-së, që t’iu ndajë buxhet në bazë të nenit 6 të Rregullores për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve, kriterit sipas statusit të sportit, që nënkupton se federatat olimpike t’i kenë 27 pikë, federatat joolimpike 17 pikë dhe federatat që janë anëtare të GAISF 11 pikë, si dhe federatat e tjera 5 pikë.

Për shkak se numri i pikëve në kategorinë e fundit është shumë i vogël, KOK ka rekomanduar MKRS-në, që federatave të dy kategorive të fundit t’ju ndajë minimum 10 mijë euro, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të tyre, sipas kalendarit vjetor.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori