LAJMI I FUNDIT:

Reina: Torres do të na ndihmojë të fitojmë

Reina: Torres do të na ndihmojë të fitojmë

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, beson se Fernando Torres do t’u ndihmojë Redsave që të sigurojnë pozitën e katërt të Ligës Premier.

“Ishte e bukur ta shihje Fernandon duke shënuar, sepse ai është lojtari kyç i yni”.

“Na kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje kampionale dhe gjërat mund të ndryshojnë tash kur e kemi atë në skuadër”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë dhe të na ndihmojë ta mbyllim sezonin me disa fitore”, ka thënë portieri spanjoll. /Telegrafi/