LAJMI I FUNDIT:

Reina: Do t’i përmirësojmë gjërat

Reina: Do t’i përmirësojmë gjërat

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se të kuqtë do ta përmirësojnë fillimin e dobët të sezonit dhe do të rikthehen në garën për titullin e Ligës Premier.

Liverpooli pësoi dy humbje në tre ndeshjet e para të sezonit, por Reina është optimist se gjërat do të kthehen në rrugë të mirë.

“Fansat mund të na besojnë deri në fund, pasi ne jemi ekip i miri i cili gjithmonë ka qenë i fuqishëm. Është e dukshme se jemi të zhgënjyer pasi nuk është normale për ne që të humbim dy nga tre ndeshjet, por duhet të shohim përpara, të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat dhe ta vazhdojmë luftën për titull”, thotë Reina.

“Ne jemi i njëjti ekip i sezonit të kaluar, i njëjti ekip i cili fitoi 86 pikë në ligë. Kemi futbollistë shumë të mirë dhe duhet të shohim përpara, pasi nëse fitojmë dy ose tre ndeshje në varg, gjërat do të përmirësohen”, ka shtuar spanjolli.