LAJMI I FUNDIT:

Rehn kërkon fond shpëtimi për euron

Rehn kërkon fond shpëtimi për euron

Në luftë kundër krizës së monedhës së përbashkët evropiane euro, Komisioni i BE-së insiston që qeveria gjermane të ndërmarrë veprime të shpejta. Komisioneri i BE-së Olli Rehn përsëriti edhe një herë kërkesën për forcimin e menjëhershëm të fondit të shpëtimit për shtetet e euros në nevojë.

Qetësimi i tregjeve gatë javëve të fundit nuk është arsye që ne ta ndiejmë veten komod, tha komisioneri për monedhën i Bashkimit Evropian për gazetën e përditshme "Die Welt".

Qeveria gjermane ka paralajmëruar nga ana tjetër nga masat e parakohshme. Të martën për një vizitë në Berlin pritet presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Ai gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel temë qendrore të jetë stablizimi i euros. /Telegrafi/