LAJMI I FUNDIT:

Regjistro me IPKO numrin deri më 31 mars

Regjistro me IPKO numrin deri më 31 mars

Pas vendimit të ART-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e konsumatorëve të telefonisë mobile, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të regjistrojnë numrat e tyre mobil deri më datën 31 mars.

Në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), përdoruesit e telefonisë mobile IPKO janë të obliguar të regjistrojnë numrat e tyre me parapagim brenda këtij afati të caktuar kohor, përndryshe rrezikojnë që t’i humbin.

Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë telekomunikuese IPKO tha se janë mobilizuar që ky proces të kalojë lehtë dhe pa probleme për konsumatorët.

“Deri më sot, ne kemi arritur që të regjistrojmë rreth 270 mijë konsumatorë, ndërsa pas shtyrjes së afatit nga Autoritetit Rregullativ iTelekomunikacionit deri më 31 mars 2011, ne besojmë që do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë konsumatorët ekzistues si dhe ata të rinj”, theksoi Bejta.


Regjistrimi i numrave mobil në telefoninë mobile IPKO mund të bëhet në pika të ndryshme regjistrimi në të gjitha qendrat e Republikës së Kosovës.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO mund ta regjistrojnë numrin e tyre mobil në ndonjërin nga 17 dyqanet IPKO-s, dhjetëra distributorë të autorizuar të kompanisë, në tendat e vendosura nëpër të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës.

Me 1 tetor 2010 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), sipas së cilës rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit. /Telegrafi/