LAJMI I FUNDIT:

Reduktohet prodhimi në eurozonë

Reduktohet prodhimi në eurozonë

Studimi i indeksit menaxherial në prodhim, për 17 vendet anëtare të eurozonës tregoi për reduktim të prodhimit, por në të njëjtën kohë të dhënat treguan se rritja e konstante e kërkesave për produkte u ka mundësuar prodhuesve kalimin e kostos së lëndëve të para tek konsumatorët.

Të dhënat e studimit të Markit treguan se pavarësisht koston e lëndëve të para po e paguajnë konsumatorët, në një kohë kur çmimet e tyre janë rritur me hapin më të madh që nga fundi i vitit 2002.

Indeksi menaxherial i Markit për prodhimin në eurozonë ra në 57.5 për muajin mars kundrejt vlerës më të lartë në 11 vitet e fundit prej 59.0 që u regjistrua në shkurt.

Ndërkohë vlera e marsit paraqet edhe muajin e 18 në radhë që ky indeks është përmbi vlerën e 50 pikë që ndan kontraksionin nga zgjerimi i ekonomisë.


Të dhënat e studimit tregojnë se në muajin mars inflacioni është rritur në 2.6 për qind. /Telegrafi/