LAJMI I FUNDIT:

Redknapp: Capello ka gabuar me Walcott

Redknapp: Capello ka gabuar me Walcott

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se trajneri i kombëtares angleze Fabio Capello ka gabuar që e ka lënë anësorin e Arsenalit, Theo Walcott, jashtë Kupës së Botës.

“E di se ka shumë opinione, të jem i sinqertë, ka miliona menaxherë atje. Por, sipas mendimit tim, dhe dua të them se është vetëm i imi, nëse ka pasur një gabim në 23 të përzgjedhurit e Fabio Capello, ka qenë mospërfshirja e Walcott”.

“Mund të kuptoj mendimin e tij, se kemi Aaron Lennon, Shaun Wright-Phillips, James Milner dhe Joe Cole që mund ta mbulojnë krahun. Por vetëm duhet të shihni prapa në ndeshjen ndaj Kroacisë në shtator 2008, kur Walcott shënoi hat-trick, për të parë se sa i rrezikshëm mund të jetë ai”, ka shkruar Redknapp në kolumnen e tij për the Sun. /Telegrafi/