Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për masa reciproke ndaj bllokadës së Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës mund të jenë temë e diskutimeve në takimin e CEFTA-s, që pritet të mbahet në Prishtinë. Kjo temë pritet të iniciohet nga përfaqësuesit e Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, vende këto që tash e tre vjet kanë bllokuar importin nga Kosova.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se e kanë përgjigjen e gatshme, nëse paralajmërimet e Kosovës për reciprocitet ndaj Bosnjë-Hercegovinës e Serbisë bëhen temë e diskutimeve në këtë takim. “Kemi indikacione se në takimin e radhës së CEFTA-s, Serbia ose Bosnja mund të shtrojnë si temë paralajmërimin e Kosovës për bllokadë për këto dy shtete”, ka thënë ajo.
Në takimin e radhës të CEFTA-s nuk pritet të hapet tema e mosnjohjes së vulave të Doganave të Kosovës nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Kosova nuk do ta shtrojë këtë çështje si temë diskutimi në takimin CEFTA-s, që pritet të mbahet të enjten, më 30 qershor, në lokalet e Komisionit Evropian në Prishtinë. “Është vlerësuar se reciprociteti është e vetmja formë e mbetur, e cila mund ta zgjidhë këtë problem më shpejt”, ka thënë ajo. “Andaj, edhe jemi në kontakt me ministrat e Qeverisë federale të BH-së, të cilët në mënyrë proaktive janë të angazhuar për këtë çështje, por edhe jemi duke komunikuar përmes odave ekonomike atje”.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë ka thënë se Kosova do ta bllokojë importin nga Bosnjë-Hercegovina dhe nuk do të pretë që të zgjidhet qeveria e re e këtij shteti, meqë ajo pritet të ndodhë tek në shtator. “Ne tash do të intensifikojmë komunikimin që të konfirmojmë edhe hapat e fundit për t’ua bërë me dije që zgjidhja e këtij problemi është me rëndësi për ne. Ky problem është klasifikuar si problem politik, por në fakt është i natyrës teknike, për arsye se jemi duke folur për vula të Doganave të Kosovës, të cilat janë njohur edhe nga UNMIK-u”, ka thënë Kusari-Lila, Shkruan Koha Ditore.
Ajo thotë të ketë marrë premtime nga ministrat e Qeverisë së BH-së, të cilët kanë mandat teknik se do të diskutohet për problemin e shkëmbimeve tregtare që kanë me Kosovën.
Agjenda e këtij takimi të CEFTA-s është përgatitur nga Sekretariati i CEFTA-s. Përveç temave që janë të paracaktuara, mund të shtrohen edhe tema të reja nga vendet anëtare. Takimi do të jetë në nivel të zëvendësministrave. Deri më tani nuk dihet nëse edhe Serbia do të jetë e përfaqësuar në këtë takim. “Ende nuk kemi konfirmime finale për vendet të cilat do të marrin pjesë. Deri më tash ka pasur paralajmërime se Serbia do të jetë e pranishme në këtë takim, por zyrtarisht nuk kemi ende asgjë të konfirmuar, pasi konfirmimet fillimisht shkojnë në Bruksel”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në drejtim të Serbisë dhe Bosnjës nuk është lejuar të kalojë asnjë produkt që mban firmën e Doganave të Republikës së Kosovës, ndonëse të dyja këto vende është dashur ta respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime