LAJMI I FUNDIT:

Reali të shkarkojë Pellegrinin të hënën

Reali të shkarkojë Pellegrinin të hënën

Agjenti i Manuel Pellegrinit do të udhëtojë në Madrid të hënën për të finalizuar negociatat e klientit të tij për klauzolën që duhet ta paguajë Florentino Perez, në mënyrë që Pellegrini të krijojë hapësirë për Jose Mourinhon.

Mourinho ka thënë se ai do të largohet nga Interi pas triumfit historik prej 2-0 ndaj Bayernit, duke e udhëhequr Interin drejt një triplete historike. Mourinho dëshiron një sfidë të re me Real Madridin, duke dëshiruar të bëhet trajneri i parë që i fiton tre tituj të Ligës së Kampionëve me tre ekipe të ndryshme.

Para se edhe zyrtarisht ta prezantojnë Mourinhon si trajner të ri, zyrtarët e Realit do të duhet të shkarkojnë Manuel Pellegrinin dhe ta prishin kontratën me të, ndërsa kjo mbetet vetëm çështje orësh. /Telegrafi/