LAJMI I FUNDIT:

Reali do ta shesë Ramos-in

Reali do ta shesë Ramos-in

Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta shndërrojë në para mbrojtësin Sergio Ramos.

Sipas El Mundo Deportivo, tashmë është marrë vendimi për të shitur përfaqësuesin e kombëtares spanjolle në fund të sezonit, pavarësisht se ai ende ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i bindur se në vitin e ardhshëm kur organizohet Kupa Botërore ata mund të nxjerrin një çmim të mirë nga Ramos, i cili ka pasur probleme disciplinare dhe lëndime gjatë 12 muajve të fundit.

Vetëm një rikthim dramatik në formë do ta ‘shpëtonte’ atë nga largimi./Telegrafi/