LAJMI I FUNDIT:

Reali dëshiron shërbimet e Clichy

Reali dëshiron shërbimet e Clichy

Mediat britanike spekulojnë se Real Madridi dëshiron të bëjë ofertë për mbrojtësin e Arsenalit, Gael Clichy.

Sipas “News of the World”, Los Blancos pritet që ta zyrtarizojnë ofertën në fund të këtij sezoni.

Trajneri Manuel Pellegrini ka probleme me krahun e majtë të mbrojtjes, duke qenë se performanca e Marcelos është e dobët, ndërsa Royston Drenthe ende nuk mund të përshtatet te Merengues.

Prandaj, Clichy konsiderohet si zgjidhja ideale për mbrojtjen e Realit, që do t’i testojë Topçinjtë me një ofertë prej 17 milionë eurosh.