LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po punon për vazhdimin e kontratave me tre lojtarë – Asensio më gjatë, Kroos dhe Modric nga një vit

Real Madridi po punon për vazhdimin e kontratave me tre lojtarë – Asensio më gjatë, Kroos dhe Modric nga një vit

Si skuadra më e mirë në Grupin F, Real Madrid kaloi në mesin e 16-të ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, ndërsa në kampionatin spanjoll mban vendin e parë në renditje pas 12 ndeshjeve të luajtura.

Merita të mëdha për rezultate të tilla të gjigantit spanjoll ka, Luka Modric.

Këtë e pranojnë tifozët, të cilët, si rregull, e duartrokasin pas çdo ndeshjeje, mediat që zgjedhin fjalët e tyre kur shkruajnë për të, por edhe klubi, i cili, pavarësisht viteve të Modricit, është gati të zgjat edhe një herë kontratën.


Kontrata aktuale është e vlefshme deri në fund të sezonit.

Cadena Ser shkruan se Real Madridi është i gatshëm të vazhdojë kontratën edhe me Marco Asension.

Ai ishte afër largimit nga Santiago Bernabeu në afatin e verës, por situata ka ndryshuar në favor të tij dhe duhet t’i ofrohet një kontratë e re para Botërorit.

Reali shpreson të zgjasë kontratat edhe me yjet Toni Kroos dhe Luka Modric. Ndryshe nga Asensio, të cilit do t’i jepet një kontratë trevjeçare, Kroos dhe Modric do t’i ofrohet një vazhdim i bashkëpunimit edhe për një vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori