LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po punon për rikthimin sensacional të Ronaldos

Real Madridi po punon për rikthimin sensacional të Ronaldos

Klubi spanjoll, Real Madridi është i etur për të rikthyer yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon, në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi 37-vjeçar ka dhënë një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me gola te Manchester United pas kalimit të tij prej rreth 15 milionë eurosh nga Juventusi verën e kaluar.

Pavarësisht formës tronditëse të Unitedit, Ronaldo ka shënuar 23 gola në të gjitha garat – 17 në Ligën Premier – pavarësisht se luan në një ekip të ‘varfër’.


Ronaldo nuk është pjesë e planeve të Ten Hag te Man Utd, pritet largimi i portugezit nga Old Trafford
Lexo po ashtu Ronaldo nuk është pjesë e planeve të Ten Hag te Man Utd, pritet largimi i portugezit nga Old Trafford

Sipas The Mirror, paraqitjet e tij në Angli kanë shkaktuar bujë në Bernabeu, me figurat kyçe dhe me ndikim në klub që duan rikthimin e Ronaldos duke e ditur se ai do të sjellë gola të garantuar në La Liga.

Megjithëse ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare, me opsionin e një viti shtesë kur u transferua nga Juventusi, peizazhi ka ndryshuar shumë në Old Trafford në shtatë muajt e fundit dhe e ardhmja e Ronaldos në United tani është e pasigurt.

Legjenda e Man Utd, Keane: Ten Hag dhe Ronaldo duhet të bisedojnë
Lexo po ashtu Legjenda e Man Utd, Keane: Ten Hag dhe Ronaldo duhet të bisedojnë

Unitedi po përgatitet për trajnerin e tyre të tretë në më pak se një vit kalendarik, me trajnerin e Ajaxt, Erik ten Hag, gati për të filluar një rindërtim të madh këtë verë pas Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua në nëntor dhe u zëvendësua nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick.

Ndërsa Real Madridi do ta merrte atë këtë verë dhe do t’i jepte shumë kohë për të luajtur sezonin e ardhshëm, është e paqartë nëse Ten Hag e sheh sulmuesin veteran si çelësin për të ardhmen e afërt të Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori