LAJMI I FUNDIT:

Reagon rrjeti i hoteleve të Ronaldos: Jemi hotel, nuk do të jemi spital

Reagon rrjeti i hoteleve të Ronaldos: Jemi hotel, nuk do të jemi spital

Raportet që hoteli i Cristiano Ronaldos ishte gati të shndërrohej në një infermieri për të prekurit me coronavirusit nuk janë të vërteta.

Gazeta spanjolle Marca pretendoi se ish-ylli i Real Madridit ishte gati që një nga dy hotelet e tij të shndërronte në spital për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar mbi 160 mijë njerëz në të gjithë botën dhe tani ka vrarë mbi 6 mijë.

Infeksioni është në fazat e tij të hershme në vendlindjen e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, në Portugali, ku rastet u rritën nga 76 në 245 në ditën e fundit.


Përgënjeshtrohet lajmi se Ronaldo ka lëshuar falas hotelet e tij për të prekurit nga coronavirusi
Lexo po ashtu Përgënjeshtrohet lajmi se Ronaldo ka lëshuar falas hotelet e tij për të prekurit nga coronavirusi

Sidoqoftë, stafi i hoteli të Ronaldos në Lisbonë ka thënë se ata nuk dinë asgjë për planet për ta transformuar përdorimin e tij në baza të përkohshme.

Pestana CR7 në Lisbonë

“Ne jemi një hotel. Ne nuk do të jemi spital”, thuhet fillimisht nga një zëdhënës i hotelit për RTL Nieuws.

“Është një ditë si gjithë të tjerat, ne jemi dhe do të mbetemi një hotel”.

“Ne po telefonohemi nga shtypi. Ju uroj një ditë të mbarë”, përfundoi zëdhënësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori