LAJMI I FUNDIT:

Reagon LDK: Të ndriçohen aktet banditeske, që duan ta zhysin vendin në anarki

Reagon LDK: Të ndriçohen aktet banditeske, që duan ta zhysin vendin në anarki

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka dënuar sulmet mbi selitë e saj në disa qytete të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron këto akte të dhunshme vepër të njerëzve të cilët po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki, duke sulmuar me molotovë institucione publike, prona private, duke djegur makina të familjarëve të përfaqësuesve institucionalë dhe tashmë duke sulmuar edhe selitë e partive shtetformuese.

Ky sulm mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës është i drejtuar mbi parimet dhe veprimtarinë institucionaliste si dhe vlerat demokratike perëndimore, të cilat tash e 25 vjet përfaqësohen pa asnjë kompromis nga LDK-ja.


Lidhja Demokratike Kosovës i bën thirrje eksponentëve politikë të partive opozitare, të cilët tash e sa ditë po fyejnë, denigrojnë dhe linçojnë figura të respektuara dhe deputetë të LDK-së, që të ndalin diskursin ofendues dhe nxitjen e dhunës e të veprimeve kriminale.

Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet kompetente, që në përputhje të plotë me ligjet, të ndriçojnë këto akte të ulëta banditeske dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të palëkundur për të vazhduar, pa marrë parasysh sfidat, rrugën e trasuar nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke mos u ndalur para presioneve të njerëzve, grupeve parapolitike dhe subjekteve që mbajnë maska dhe molotovë nëpër selitë e tyre partiake dhe të cilët dëshirojnë të zhysin vendin në kaos dhe anarki.

Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin saj për angazhim maksimal në realizimin e objektivave nacionale të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, për zhvillim ekonomik dhe integrime euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori