LAJMI I FUNDIT:

Raul – një natë për t’u mbajtur mend

Raul – një natë për t’u mbajtur mend

Kapiteni i Real Madridit është shprehur i kënaqur që ndihmoi ekipin e tij të shënojë fitore në takimin e mbrëmshëm ndaj Real Valladolid.

Raul tregoi se në Real Madrid ka jetë edhe pa Cristiano Ronaldo, duke shënuar dy gola në fitoren 4-2, që ishte paraqitja e tij e 711-të me Los Merengues.

“Jam i lumtur që gjithçka funksionoi, siç jam edhe krenar që i sigurova ekipit tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Raul, i cili në fillim të ndeshjes pranoi një trofe për thyerjen e numrit të paraqitjeve në klub.

“Kurrë nuk kam menduar se do ta arrij këtë. Do të bëhen pesëmbëdhjetë vjet që nga debutimi im dhe ka qenë vështirë të mendoj për të arritur këtë numër të ndeshjeve. Jam i kënaqur për këtë”, ka thënë spanjolli me këtë rast./Telegrafi/