LAJMI I FUNDIT:

Raul: LK është objektivi kryesor

Raul: LK është objektivi kryesor

Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon ashtu që ta rikthejë emrin e Los Blancos aty ku e ka vendin në Evropë.

“Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme. Aty marrin pjesë klubet më të mira në kontinent”.

“Tradicionalisht ka qenë gara jonë, sepse ne kemi fituar më shumë trofe evropiane sesa cilado skuadër tjetër. Dëshirojmë ta rikthejmë atë kohë”, ka thënë Raul për CNN.