LAJMI I FUNDIT:

Ratifikim antikushtetues i marrëveshjes për Specialen

Ratifikim antikushtetues i marrëveshjes për Specialen

Vetëm me dekret të presidentes Atifete Jahjaga është ratifikuar marrëveshja finale me Holandën, që ka të bëjë me vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale në këtë shtet.

Kushtetuta kërkon që Kuvendi i Republikës me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore, shkruan sot Koha Ditore.


E, juristët argumentojnë se si marrëveshja për Specialen bie në këtë kategori marrëveshjesh.

Përfaqësues të opozitës, ndërkaq, kanë përmendur konotacionin politik të marrëveshjes, pasi kanë konsideruar se nga ajo përfiton presidenti në ardhje, Hashim Thaçi.