Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar raportin Pulsi Publik XIX, ndërsa gjetjet e anketës së dhjetorit 2020 tregojnë një rënie domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative të Kosovës krahasuar me anketën e opinionit të kryer në prill 2020, përveç atij me Presidentin e Kosovës, i cili është rritur nga 18.7% në prill 2020 në 33.9% në dhjetor 2020.
Tri çështjet kryesore madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (30.9%), varfëria (20.6%) dhe problemet e hapësirës urbane (6.7%).
Anketa e Pulsit Publik 19 është realizuar prej 25 nëntor deri më 8 dhjetor 2020, përmes intervistave ballë për ballë me 1.306 qytetarë të Kosovës dhe ofron një përmbledhje të perceptimeve të tyre në lidhje me proceset demokratike, kushtet socio-ekonomike, sigurinë, mjedisin, dhe pandeminë COVID-19.
Në vijim disa nga të gjeturat kyçe nga përmbledhja e fundit:
Gjetjet e anketës së Pulsit Publik të dhjetorit 2020 tregojnë një rënie domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative të Kosovës krahasuar me anketën e opinionit të kryer në prill 2020, përveç atij me Presidentin e Kosovës, i cili është rritur nga 18.7% në prill 2020 në 33.9% në dhjetor 2020.
Kënaqshmëria me punën e Kryetares së Kuvendit (46.7%) ka rënë me 25.7 pikë përqindjeje nga prilli i vitit 2020 kur u regjistrua në lartësi rekorde prej 72.4%. Niveli i kënaqshmërisë me Kuvendin ka rënë nga 33.4% sa ishte në prill 2020 në 22.6%, ndërsa ai me Kryeministrin ka rënë nga 65.4% në prill 2020 në 23% në dhjetor 2020. Në mënyrë të ngjashme, niveli i kënaqshmërisë me punën e ekzekutivit ka rënë nga 60.7% në prill 2020 në 21.3% në dhjetor 2020.
Tri çështjet kryesore madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (30.9%), varfëria (20.6%) dhe problemet e hapësirës urbane (6.7%).
Në ndërkohë, korrupsioni ka rënë në renditje nga vendi i dytë në të pestin në rangimin e shqetësimeve madhore (nga 23.5% në prill 2020 në 5.1% aktualisht). Pavarësisht nga rënia në pozitën e pestë, mesatarisht, 28% e të anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike në Kosovë.
Më shumë se gjysma e të anketuarve (59.4%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës dhe gratë (60.5%) janë më të pakënaqura sesa burrat (57.2%).
Vetëm 6.9% të anketuarve janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës.
Ndërkohë që 64.3% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur ose të pakënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës.
Gjithsej 68.4% e të anketuarve deklaruan që ndihen të sigurt kur janë jashtë në rrugë që është një rënie prej 17.9 pikë përqindjeje krahasuar me prillin 2020.
Gjithsej 45.9% e të anketuarve besojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare, krahasuar me 66.3% në prill 2020.
Rënie është regjistruar edhe në perceptimet nëse institucionet lokale dhe qendrore punojnë sipas prioriteteve të popullit të Kosovës, përkatësisht me 41.5% dhe 30.6%, krahasuar me prillin 2020 kur këto shifra ishin 56.7% dhe 54.9%.
Gjithsej 78.1% e të anketuarve konsiderojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore.
Qëndrimet ndaj votimit kanë ndryshuar dukshëm ku 34.1% e të anketuarve deklaruan se vota e tyre mund të sjellë ndryshime, krahasuar me 46.7% në prill 2020. Nga ana tjetër, 27.4% konsiderojnë se vota e tyre nuk mund ta ndryshojë situatën në Kosovë, krahasuar me 26.8% në prill 2020.
Gjithsej 8.2% e të anketuarve thanë se dinë shumë lidhur me të drejtën për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, 27.4% pohuan se kanë njohuri mesatare, 37% e të anketuarve thanë se pak dinë për këtë temë dhe 27.4% thanë nuk kanë fare njohuri.
68.7% (65.9% në prill 2020) e të anketuarve deklaruan se COVID-19 ka pasur ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike, 46.9% (40.7% në prill 2020) deklaruan se ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre fizik, dhe 52.8% (59% në prill 2020) deklaruan se ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.
Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se ndikimi i COVID-19 në mirëqenien ekonomike ka qenë thelbësor tek të anketuarit nga të gjitha komunitetet etnike; 69.5% e shqiptarëve të Kosovës, 40.4% e serbëve të Kosovës dhe 71.2% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.
Të anketuarit u pyetën edhe nëse janë të kënaqur me masat e marra nga institucionet publike të Kosovës për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Të dhënat sugjerojnë përmbysjen e perceptimeve krahasuar me prillin 2020, me shumicën e të anketuarve
(58%) që janë të pakënaqur me masat e qeverisë së Kosovës dhe vetëm 15.6% të kënaqur. Kjo është një rënie e madhe e kënaqshmërisë nga anketa e opinionit e prillit 2020, kur 78.8% shprehën kënaqshmërinë me reagimin e qeverisë së Kosovës ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID 19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre