LAJMI I FUNDIT:

Raporti: Tatimet mbledhin 694 milionë dollarë, dështon TVSH-ja

Raporti: Tatimet mbledhin 694 milionë dollarë, dështon TVSH-ja

Statistikat e fundit të Tatimeve përplasen fort me realitetin ekonomik të Shqipërisë. Ndryshe nga frenimet e formalizimit që sjell legalizimi i mospagimit të detyrimeve (amnistia), të dhënat e tatimeve tregojnë që të paktën taksat po i mblidhen biznesit.

Sipas raportit për pesëmujorin e këtij viti, ku shifra e parave të mbledhura arrin në rreth 694 milionë dollarë, janë mbledhur 69.4 miliardë lekë nga 54.5 miliardë gjatë vitit të kaluar. Pra, në pesë muaj, Tatimet kanë mbledhur rreth 50 milionë dollarë më shumë ose rreth 10 milionë në çdo muaj.

Në krahasim me planin e vendosur nga qeveria, i cili pritet të ndryshohet ndjeshëm pas korrikut, tatimet kanë një mosrealizim prej 1.1 për qind. Ministria e Financave kishte parashikuar të mblidhte 70.25 miliardë lekë për 5-mujorin. Ky parashikim i Financave pritet të rishikohet me rreth 200 milionë dollarë pas pak ditësh.

E vetmja shifër që habit në raportin fiskal, është ajo e TVSH. Ndryshe nga të gjithë bizneset dhe nga të gjitha taksat, TVSH, ajo që mblidhet nga VIP, ka mosrealizim, raportoi Panorama. /Telegrafi/