LAJMI I FUNDIT:

Raporti 2010: Viti me investimet e huaja më të mëdha

Raporti 2010: Viti me investimet e huaja më të mëdha

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë, raportoi të premten agjencia “Open Data Albania”, e cila ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë

Vlera e investimeve të huaja direkte të matura në USD ka qënë e luhatshme gjatë 20 viteve të fundit. Në fund të vitit 2010, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 1.11 miliardë USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur gjatë periudhës së analizës. Ndërsa vlera më e ulët raportohet në vitin 1999, ku shuma e investimeve të huaja direkte ishte vetëm 41 milionë USD.

Rritja më e madhe e investimeve të huaja direkte vihet re gjatë vitit 2000, ku investimet e u rritën me 249%, ndërsa ulja më e madhe vihet re gjatë vitit të krizës 1997, ku investimet e huaja direkte u ulën me 47%. Këto investime, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike./Telegrafi/