LAJMI I FUNDIT:

Raport: Rrjedhin specifikat e Sony Xperia Z3

Raport: Rrjedhin specifikat e Sony Xperia Z3

Ditëve të fundit është folur shumë për modelin e ri të telefonit të Sony, Xperia Z3, ndërsa tani duket se disa prej karakteristikave kryesore të telefonit janë zbuluar gjatë dorëzimit të telefonit në FCC për aprovim.

Sipas llogarisë së famshme @evleaks, thuhet se telefonit i ri i kompanisë Sony dotë vijë me ekranin me diagonalen prej 5.15” me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin quad-core Snapdragon 801 SoC në 2.4Ghz me 3GB RAM.

Raporti i njëjtë thotë se Xperia Z3 do të përfshijë edhe 16GB memorie të brendshme, portin për microSD kartelë, kamerën e pasme me 20.7MP dhe atë të përparmen me 2MP.

Sa i përket softuerit, telefoni do të vijë me Android 4.4 KitKat, ndërsa cilësia e ekranit pritet të jetë QHD, pasi që ky tani është bërë standard i ri i telefonave të avancuar. /Telegrafi/