LAJMI I FUNDIT:

Raport: Çdo i pesti është iPhone 5S, iPhone 5C stagnon

Raport: Çdo i pesti është iPhone 5S, iPhone 5C stagnon

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Mixpanel thuhet se iPhone 5S është afër arritjes në 20 për qind të pjesëmarrjes së totalit të iPhone-ëve, dhe së shpejti do ta arrijë modelin më të vjetër iPhone 4S.

iPhone 5S përbën 19,31 për qind të të gjithë iPhone-ëve aktiv për javën e cila përfundoi më3 mars, dhe ka një tendencë të rritjes, për ta arritur nivelin e iPhone 4S. Në fakt, tejkalimi i iPhone 5S mund të ketë ndodhur tashmë, pasi që raporti i Mixpanel përditësohet për një javë të plotë, dhe për çdo të hënë.

Modeli i iPhone i cili tashmë është tre-vjeçar – iPhone 4 tani është në rënie dhe mban vetëm 16.43 për qind të totalit, ndërsa iPhone 5C është jashtë top pesëshit të modeleve me vetëm 6.34 për qind.

Mixpanel është një firmë e hulumtimeve me shërbime të bazuara në ueb dhe pajisje mobile, e cila merret me 17 miliardë veprime të përdoruesve në muaj.


Statistikat e mësipërme janë hartuar nga më shumë se 194.3 miliardë ngjarjet të regjistruara nga 9 shtator 2013 deri më 3 mars 2014. / Telegrafi /