LAJMI I FUNDIT:

Ranieri: Jemi në garë për Scudetto

Ranieri: Jemi në garë për Scudetto

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, nuk dëshiron që skuadra e tij të dorëzohet në garën për titull në Serie A, por ua ka rikujtuar tifozëve të mos presin ndonjë mrekulli.

“Tifozët tanë janë realistë. Ata e dinë se ne nuk jemi si Interi, por ata e dinë se ne do ti shkaktojmë telashe Nerazzurëve. Ne duam të luajmë sa më mirë dhe t’u japim gjëra sa më të mira tifozëve, dhe t’i arrijmë ata që janë në maje të tabelës”.

“Ne po luajmë mirë, do të presim Udinesen, Bolognan dhe Interin. Janë edhe tri ndeshje të cilat do të qartësojnë luftën tonë për titull. Totti do të rikthehet, dhe shpresoj se ai do të kënaqë tifozët”, ka deklaruar Ranieri. /Telegrafi/