LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Salah është vetëm njëri nga 11 lojtarët e Liverpoolit, ne luajmë për trofeun e radhës

Ramos: Salah është vetëm njëri nga 11 lojtarët e Liverpoolit, ne luajmë për trofeun e radhës
(Getty Images)

Sergio Ramos ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve që Real Madridi i tij e luan ndaj gjigantëve anglez të Liverpoolit.

Mediat kanë lartësuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili pritet të jetë lojtari kryesorë dhe vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, Ramos këmbëngul se Salah është vetëm njëri nga lojtarët e Reds, duke thënë se skuadra e tij nuk frikësohet dhe do të luaj për trofeun e radhës në Evropë.


UEFA zbulon listën e 10 skuadrave më të mira në Evropë, Liverpool dhe Real Madrid ndajnë vendin e parë
Lexo po ashtu UEFA zbulon listën e 10 skuadrave më të mira në Evropë, Liverpool dhe Real Madrid ndajnë vendin e parë

“Ne kemi parë atë që Salah mund ta bëjë këtë sezon, por ai do të jetë vetëm njëri nga 11 lojtarët që ne përballemi kundër Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Ramos për Mirror.

Salah ka çmendur të gjithë këtë sezon (Getty Images)

“Gjatë gjithë karrierës sime, unë jam ballafaquar me sulmuesit më të mirë në botë – shumë prej tyre që konsiderohen ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë”.

Do të udhëtoni ta shikoni ndeshjen Real Madrid-Liverpool - Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Kievit ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Do të udhëtoni ta shikoni ndeshjen Real Madrid-Liverpool - Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Kievit ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

“Për mua, kurrë nuk ka frikë. Respekt, po, por asnjëherë frikë”.

Real Madridi në finalen e tretë radhazi (Getty Images)

“Ne nuk mund të jemi arrogantë, por mund të jemi të sigurt. Ne e dimë se është në ADN-në e Real Madridit për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Jemi të gatshëm për të mbrojtur titullin tonë për herë të dytë – ne nuk do ta lejojmë atë të shkojë lehtë”.

Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve

“Me gjithë respektin, ndoshta në fillim të sezonit Liverpooli nuk ishte ekipi që njerëzit mendonin se do të ishin në finale, por ata janë këtu, sepse ata meritojnë të jenë këtu”.

“Ne e dimë si ekip se si të luajmë në finale – dhe ne do të jemi gati”, përfundoi kapiteni i Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori