LAJMI I FUNDIT:

Ramos rinovon fshehurazi kontratën me Realin

Ramos rinovon fshehurazi kontratën me Realin
Ramos

Sergio Ramos thuhet se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin, por kjo marrëveshje ka ndodhur fshehurazi dhe në heshtje nga ai dhe presidenti Florentino Perez.  

Mbrojtësi spanjoll kishte një rinovim të vështirë në verën e vitit 2015, por gjithçka ndryshoi një vit më vonë pas titujve të fituar dhe tani thuhet se ka arritur përsëri marrëveshje me presidentin e Real Madridit, Perez.

Perez pozon me kapitenët e Real Madridit, Benzema është risia
Lexo po ashtu Perez pozon me kapitenët e Real Madridit, Benzema është risia

Sipas gazetës së njohur spanjolle Marca, nënshkrimi i marrëveshje nga Ramos thuhet se u bë në heshtje apo fshehurazi. Kapiteni i Realit dhe presidenti i klubit thuhet se janë kuptuar mrekullisht për një kontrate që zgjat deri në vitin 2021.


Ramos ka fituar shumë tituj me Mbretërit

Kapiteni i Real Madridit është bërë më shumë se vetëm një lojtar. Mirëkuptimi i tij i plotë me Florentino Perezin dhe Zinedine Zidanen e kanë bërë atë të zë një vend bazik në drejtimin e përditshëm të skuadrës dhe madje edhe të klubit.

Ramosi arriti te klubi mbretëror në verën e vitit 2005 dhe që nga ajo kohë ka fituar të gjithë titujt e rëndësishëm duke u kthyer në lojtarin kryesor të skuadrës.

Tash pas nënshkrimit të kontratës së re, Ramos mund të përfundojë deri në 16 sezone si një lojtar i Real Madridit, duke hyrë përfundimisht në histori si njëri nga lojtarët me më shumë sezone me fanellën e bardhë.

Ramos golashënuesi, hero i katër finaleve të Real Madridit (Video/Foto)
Lexo po ashtu Ramos golashënuesi, hero i katër finaleve të Real Madridit (Video/Foto)

Kapiteni i Real Madridit, me kontratën e tij të re, është pjesë e podiumit më të paguar të lojtarëve të tanishëm të Realit, me vetëm Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale që paguhet më shumë.

Ndryshe, Ramos që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu ka zhvilluar plot 533 ndeshje duke shënuar edhe 69 gola, shifër kjo shumë e lart për një mbrojtës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera
Kalo në kategori