Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat ku ka komentuar 26 lojtarët e zgjedhur për sfidat me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Braziliani u ndal te zgjedhjet e bëra, duke shpjeguar mungesat e Taulant Seferit dhe Anis Mehmetit, teksa tregoi dhe gjendjen e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet që kanë kaluar.
“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjetër, edhe ata vuajnë. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë. Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Edhe lojtarët do të përgatiten mirë”, ka thënë fillimisht Sylvinho.
“Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë. Seferi ka një rrugëtim të mirë me kombëtaren, jep gjithçka në fushë. Por ne nisim një vit shumë të rëndësishëm, kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Dua të jap një përgjigje për lojtarët e tjerë, si Seferi, Mehmeti, mund të mos jenë ftuar, por mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e radhës”.
“Jam dakord, në dy vite arrin t’i njohësh lojtarët. Më tepër se të përmirësojmë aspektet teknike, fokusohemi te përqendrimi. Për këtë arsye, ne kemi humbur disa ndeshje. Ne jemi një kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje”.
“Broja dhe Ismajli? Kemi punuar për më shumë se 10 ditë me të dy lojtarët. Ismajli ka një përsëritje të problematikës që ka pasur, ndërsa Broja është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Të dy janë kthyer me ekipet e tyre këtë fundjavë dhe janë në gjendje për të luajtur. Do të kemi stërvitje të ndryshme. Ne kemi tre muaj e gjysmë pa i parë lojtarët. Jemi vazhdimisht duke punuar dhe duke i vizituar lojtarët, por fusha është ajo që të mungon”
“Brruti? Dua të shpjegoj pak punën tonë si staf teknik. Ne jemi një grup që merret me vlerësimin e lojtarëve. Ne jemi një trupo që bëjmë vlerësimet e lojtarëve shqiptarë. Brruti është një lojtar që na mungon ne. Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por fatkeqësisht ka qenë i dëmtuar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë opsione. Rikthehet Pajaziti, sepse bën shumë role. Brruti është një lojtar mëngjarash dhe jam shumë i lumtur që është këtu. Sa i përket polemikave dhe debateve, është lojtari që e jep përgjigjen. Ne jetojmë vazhdimisht me presionin. Të luash në Wembley është sigurisht presion, por ne si staf duhet t’i mbështesim”.
“Janë kompeticione të ndryshme, por dhe kundërshtarë të ndryshëm. Është një ëndërr e bukur për të shkuar në Botëror. Kërkon kohë që të arrihet. Ne duhet të marrim pikë nga këto ndeshjet, sepse rregulli këtu është më i vështirë. Është një grup i vështirë, sepse për të gjithë nis nga zero numërimi. Mund të ndodhë që të fitosh, të humbasësh, por në fushë duhet të hysh gjithmonë është që të përfaqësosh vendin”.
“Është e vërtet që Shehu po bën mirë. Është një lojtar që jep centimetra. Nuk është shumë i ri, ka eksperiencë. Dua të jap një spunto në lidhje me lojtarët që kemi marrë nga U-21. Janë 17 lojtarë që kanë pasur një proces te U-21 deri te Kombëtarja A. Në futboll mund të bësh çdo gjë, por e rëndësishmja është mos të humbësh ekuilibrin. E keqja me Kombëtaren është që nuk ke shumë kohë të provosh shumë gjëra. Ne sigurisht që kemi një plan B dhe një plan C, por duhet të vijojmë me planin A. Do të shohim lojtarët në fundjavë. Jemi të lumtur për Gjimshitin, por nga e hëna do të nisim punën”.
“E gjitha është një lloj procesi. Pas Hysajt, kemi Balliun dhe është Hadroj. Në anën e djathtë jemi në rregull, ndërsa mungesat vijnë në të majtë, me Mitajn që nuk e kemi. Është Aliji i cili vjen me shumë eksperiencë, pasi ka bërë dy Evropianë. Ndërsa për të djathtën është Hadroj”.
“Medon Berisha është një tjetër i ri që ka ardhur nga U-21. Vjen nga një dëmtim i gjatë dhe jam, i lumtur që është rikthyer te Lecce. Për ne është e njëjta gjë. Duhet të vlerësojmë lojtarët. Mund të shohim shumë video, shumë ndeshje, por në fund shihet se kush do të luajë dhe kush jo”, përfundoi braziliani. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë – Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan – ka gjetur zëvendësuesin ‘perfekt’ të spanjollit

Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

E kryer: Fabrizio Romano konfirmon transferimin e radhës nga Liverpooli

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield