LAJMI I FUNDIT:

Ramos në biseda me Fenerbahce

Ramos në biseda me Fenerbahce

Ish-trajneri i Sevillas dhe Realit të Madridit, Juande Ramos, është në rrugë për të marrë nën drejtim ekipin turk Fenerbahce.

Marca shkruan se Ramos, i cili është i lirë pas një përvoje të shkurtër me CSKA Moskën, tashmë është duke negociuar me Fener.

Ish-menaxheri i Tottenhamit, po ashtu ishte lidhur me një rikthim në Sevilla, para se Antonio Alvarez ta drejtojë klubin drejt pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/