LAJMI I FUNDIT:

Ramos mendon vetëm për Realin

Ramos mendon vetëm për Realin

Sergio Ramos thotë se ai është i lumtur në Real Madrid dhe se nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Ramos vitin e fundit është lidhur me një kalim në Milan, por thotë se ai dëshiron të qëndrojë me klubin mbretëror.

“Kjo është një gjë që tashmë krejtësisht është harruar. Synimi im ka qenë të siguroj të ardhmen dhe tashmë e kam bërë atë. Kam kontratë për tre vite të tjera dhe jam i lumtur këtu. Kur të vijë koha… do të diskutojmë”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/