LAJMI I FUNDIT:

Rama, Zaev dhe Vuçiq të enjten në takim në Novi Sad

Rama, Zaev dhe Vuçiq të enjten në takim në Novi Sad

Më 10 tetor (e enjte) në Novi Sad të Serbisë, do të mbahet takimi trepalësh mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Siç kanë njoftuar nga kabinet i Vuçiqit, takimi do të mbahet në pavijonin ushtarak në kalanë “Petrovaradinska”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve, në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjegjësisht krijimin e “Schengenit të vogël”. Gjithashtu do të diskutohet edhe për bashkëpunime në fusha tjera në mes këtyre tre shteteve.


“Kemi kuptuar se vetë jemi të vogël dhe të dobët, por nëse bashkohemi në lidhje me liritë ekonomike, nëse dalim si bllok ndaj Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, besoj se fuqia jonë do të jetë shumë më e madhe. Duam të lidhemi më fuqishëm ekonomikisht, me çka do të rritej niveli i investimeve”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i parë i përbashkët në mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori