LAJMI I FUNDIT:

Rama njofton vendimet e reja, do të ketë lehtësime javën e ardhshme

Rama njofton vendimet e reja, do të ketë lehtësime javën e ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se duke nisur nga java e ardhshme do të lehtësohen disa nga masat e vendosura për shkak të Covid-19.

Ai u shpreh se do të rritet orari për daljen në pazar ndërkohë që do të hapen rrugët ndërqytetase për taksitë. Lajmi tjetër i mirë i Kryeministrit Rama ishte se nga 4 Maji do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja brenda qyteteve.

“Javën e ardhshme do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim edhe rrugën ndërqytetëse për taksitë. Nga e hëna, 4 Maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë në këmbë, makinë”.


Hapje do të ketë edhe për bllokun e tretë të bizneseve. Megjithatë kreu i qeverisë deklaroi se kjo duhet bërë me kujdes dhe hap pasi. Rama u shpreh se armiku i padukshëm nuk ka për të ikur dhe ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të.

“Do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Kjo do të ndihmojë ekonominë familjare. Edhe pak durim. Hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie. Bizneset duhet të sigurohet që ta marrin atë vërtetim në portalin e e-albania. Në fund të ditës këto leje, duhen për të garantuar shëndetin e gjithsecilit. Duhet dhe do të jemi kërkues ndaj jush, por secili prej jush duhet të jetë më kërkues nga vetja për të mbrojtur veten”.

Pritet që deri në fillim të javës tjetër të merret edhe një vendim për shkollat e universitetet. Kreu i qeverisë tha se risku është i madh nëse hapen shkollat pasi disa prej tyre kanë mbipopullim me nxënës. Një tjetër pikë e rëndësishme e kreut të qeverisë ishte edhe turizmi. Brenda Majit ai premtoi një plan, duke parë edhe ecurinë e pandemisë.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë dhe jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin jetik. Akoma nuk dihet me siguri asgjë. Po falë edhe ndërveprimeve të tjera do ta kemi planin tonë për turizmin brenda Majit, duke parë gjithë ecurinë e pandemisë”./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori