LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kroatë u kanë borxh bankave rreth 15 miliardë euro

Qytetarët kroatë u kanë borxh bankave rreth 15 miliardë euro

Bankat kroate për nëntë muaj të vitit kanë realizuar neto-fitim prej tre miliardë kunave (409 milionë euro), që është për 22 për qind më pak se vitin e kaluar. Siç transmetojnë mediumet kroate, njëra nga arsyjet kryesore për fitimin e zvogëluar të bankave janë shpenzimet e zmadhuara për shkak të kredive të kqija.

Borxhi i përgjithshëm i qytetarëve kroatë ndaj bankave momentalisht vlerësohet në 110 miliardë kuna (15 miliardë euro), ndërsa borxhet e kompanive kroate ndaj bankave vlerësohen në 90 miliardë kuna (12.2 miliardë euro).

Për shkak të krizës ekonomike gjithnjë e më shumë kompani dhe qytetarë në Kroaci kanë probleme me pagesën e kësteve kreditore me kohë.