Ekspertë, përfaqësues të organizatave që merren me çështje të sigurisë dhe qytetarët konsiderojnë se po cenohet siguria në Kosovë. Ndër veprimet që po cilësohen si kërcënim për sigurinë publike janë vjedhjet, qentë endacakë, shtimi i rasteve të dhunës nëpër institucione arsimore, si dhe shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për komunikacionin që përfundojnë me aksidente. Vetëm brenda një muaji në Kosovë, në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 17 persona.
Perceptimet e qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë ndaj sigurisë publike, janë të ndryshme. Disa shprehen se ndihen të sigurt në lagjet ku ata jetojnë, por ka edhe shumë prej tyre të cilët thonë se siguria nuk është në nivelin e dëshiruar.
Berat Shala shprehet se nuk ndihet shumë i sigurt në lagjen ku ai jeton.
“Nuk ka lëvizje të policisë në këtë lagje, ka thyerje të shtëpive (vjedhje), shqetësohen banorët, kemi problem me qentë endacakë e shumë e shumë probleme që na bëjnë të ndihemi të pasigurt”, thotë ai.
Qytetarët shprehin shqetësimet e tyre se në rrugë nuk ka prani të policëve, gjë që krijon një mjedis tolerant për kundërvajtje dhe krime të llojeve të ndryshme.
“Gjendja e sigurisë në lagjen ‘Dardania’ është e qetë dhe stabile, megjithatë policia ka nevojë të jetë më shumë e pranishme për shkak të vjedhjeve të veturave”, thotë Hasan Gashi, qytetar.
Ndërkohë, Blerta Kelmendi, banore në lagjen “Koda e Diellit” në Prishtinë thotë se në mungesë të ndriçimit publik, niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar.
“Vlen të përmenden thyerjet e banesave e një tendencë për përhapje të huliganizmit”, thotë ajo.
Megjithatë, autoritetet e rendit vlerësojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë mbetet stabile.
Policia e Kosovës shprehet është në zbatim të fazës së dytë të strategjisë dhe planit të veprimit për policim në bashkësi, 2017-2021. Kjo strategji është shtrirë në tërë territorin e Kosovës, në të gjitha komunat dhe lagjet e Kosovës.
“Projekti Polici i Lagjes, i zbatuar në të kaluarën, ka qenë projekt i përkohshëm, para se të aprovohet dhe zbatohet Strategjia e Policimit në bashkësi dhe plani i veprimit 2012-2017. Ky projekt është modifikuar dhe është zëvendësuar me sektorin patrullues dhe zyrtarët e sektorit patrullues”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Policia e Kosovës thotë se kanë kontakte në komunitet me qytetarin, gjë që, sipas Hoxhës, ka mundësuar që të krijohet dhe të rritet besueshmëria. Kjo formë për të ka dhënë rezultate të mira në parandalim i krimit në fusha.
Ndërkohë, ekspertët kërkojnë kontroll të shtuar të policisë në komunitet Një hulumtim nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar vitin e kaluar, kishte vënë në pah se mesatarisht 40 për qind e respondentëve kishin deklaruar se janë ndier të sigurt,40 për qind të tjerë nuk janë ndier as të sigurt e as të pasigurt, përderisa 20 për qind janë ndier të pasigurt në Kosovë.
Sipas ekspertëve, kërcënimi i sigurisë publike nga krime të ndryshme shton nevojën për ngritjen e kontrollit më të shtuar të policisë në komunitet. Eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani, thotë se me qëllim që të luftohen krimet e ndryshme, duhet të ndërmerren hapa konkretë në trajtimin e sigurisë publike në vend.
“Siguria publike duhet të fillojë të trajtohet përmes një bashkëpunim në mes nivelit qendror, nivelit komunal, policisë, lagjeve dhe komunitetit. Te Policia e Kosovës është domosdoshmëri zbatimi i plotë dhe i suksesshëm i policit në bashkësi, afrimin e zyrtarit policor me lagjen, respektivisht të funksionalizohet ajo që quhet polici i lagjes. Patjetër duhet të investohet në vendosjen e kamerave, në rritjen e bashkëpunimit mes komunitetit, institucioneve lokale dhe Policisë së Kosovës”, thekson Ramadani.
Siguria publike në Kosovë, përveç tjerash, nga ekspertë të sigurisë ishte theksuar se po kërcënohet edhe nga armët pa leje. Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta për numrin e armëve ilegale, të cilat mund të jenë në duart e qytetarëve. Për këtë janë vetëm disa të dhëna të vitit 2008 të organizatave ndërkombëtare, ku ishte thënë se numri i armëve pa leje në Kosovë arrin në 300 mijë.
Të dhënat e Policisë tregojnë se në vit mesatarisht konfiskohen deri në 1500 armë pa leje.
Burim Ramadani vlerëson se për të rritur nivelin e sigurisë publike, duhet bërë largimi i këtyre armëve ilegale nga duart e qytetarëve, luftimin e narkotikëve, pasi që në shumë raste kthehen në motivin kryesor të vjedhjes, të plaçkitjes apo dhe sulmeve fizike.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuara 15 raste të vrasjeve. Derisa, javë më parë në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet e rendit, në një lagje të kryeqytetit ishte gjetur i vrarë me armë zjarri një 16-vjeçar. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës