E ka një synim. LDK-së dëshiron t’ia rikthejë pushtetin në Prizren. Premton se do të angazhohet shumë, për ta jetësuar këtë qëllim.
Kryetari i ri i LDK-së në Prizren, Anton Quni thotë se subjekti i tij, politik është i vetmi që mund të bëjë ndryshme në vend.
“LDK-ja është subjekti i vetëm jo vetëm në Prizren, por në Kosovë, e cila çdo ditë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon se mund të bëjë ndryshime të mira për qytetarët”, tha Quni për ‘PrizrenPress”.
Anton Quni është zgjedhur të premten kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.
Kundërkandidat e ka pasur deputetin e këtij subjekti politik, Driton Selmanaj.
Dega e LDK-së në Prizren, në mandatin e kaluar është drejtuar nga Haxhi Avdyli.
Quni, i cili aktualisht është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, premton se do të punojë shumë për ta renditur të parën, LDK-në në Prizren.
“Me punë të vazhdueshme do t angazhohem në terren dhe në hapjen e dyerve për të rinjtë, të cilët do t’i kontaktojë ditëve në vijim për t’ju shpjeguar se sa i rëndësishme për Prizrenin dhe Kosovën është besimi i tyre në LDK”, shprehet ai.
“LDK është partia e vetme që mund të bëjë ndryshime pozitive për qytetarët, prandaj do të punoj me aktivistët që kanë mbajtur gjallë këtë subjekt politik, që ta forcojmë edhe më shumë”, tha ai.
“Jam i bindur se shumë shpejt qytetarët e Prizrenit, do të na bashkëngjiten, duke e shikuar LDK-në si subjekt të vetëm në këtë qytet”.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, aktualisht bashkëqeverisë me VV-në dhe Nismën.
Ky koalicion është lidhur nga ish-kryetari Haxhi Avdyli, pas fitores në balotazh të kryetarit aktual të Komunës,Mytaher Haskuka, kundër kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj.
Kryetari i ri i LDK-së në Prizren, Anton Quni thotë se pas takimeve me strukturat e partisë, do të bisedojë edhe për çështjen e funksionimit të koalicionit të LDK-së me VV-në dhe Nismën.
“Sa i përket koalicionit, do të filloj së shpejti një seri takimesh me strukturat tona në teren, ku do të marr edhe vlerësimin e mendimin e tyre, si për koalicionin ashtu edhe për performancën e drejtorëve tanë”.
“Pas vlerësimeve me ekipin tim dhe strukturat partiake të nivelit qendror dhe do të dalim me qëndrim përfundimtar, se si do te vazhdojmë tutje me koalicionin në Prizren”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore