LAJMI I FUNDIT:

Quni: Në luftë hyra me një pamje tjetër, helmet kimike më shkaktuan shenjat në lëkurë (Video)

Quni: Në luftë hyra me një pamje tjetër, helmet kimike më shkaktuan shenjat në lëkurë (Video)

Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni ka sqaruar historikun e sëmundjes së tij që i ka ndryshuar edhe pamjen e lëkurës.

Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se para luftës ai nuk ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësorë.

“Kur kam dalë nga lufta, kam vërejtur ndryshime në lëkurën time në fytyrë”.


Deputeti i LDK-së thotë se pas shumë kontrolleve mjekësore brenda vendit, një humaniste e huaj e ka dërguar në një klinikë në Zvicër.

“Atje jam diagnostikuar me diagnozën e sëmundjes “lupus diskoir erithematode”. Pra natyra e kësaj sëmundje është e ngjashme me natyrën e ujkut. Pra sulmon paparashikueshëm dhe tërhiqet paparashikueshëm”,  tha ai, përcjell Telegrafi.

Quni thotë se pas mbarimit të gjithë analizave më kanë pyetur nëse unë kam qenë i ekspozuar ndaj helmeve kimike.

“Pasi kanë vazhduar me analiza, kanë ardhur në përfundim se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e ekspozimit tim në hapësira të kontaminuara”.

“…Për të sanuar gjendjen, u jam nënshtruar tri operacioneve. Në një kohë kam pasur një pamje të tmerrshme dhe jam ndjerë keq edhe para fëmijëve dhe familjarëve. Pasi jam i ndjeshëm ndaj kemikaleve gjatë operimit janë përdorë doza minimale të anestezionit”.

Quni: Morëm paga në luftë për të mos u shndërruar në profiter lufte (Video)
Lexo po ashtu Quni: Morëm paga në luftë për të mos u shndërruar në profiter lufte (Video)

Ish-komandanti i njësisë Delta në Koshare, thotë se ai gjatë operimit i është kërkuar që t’ia mbyllin sytë për shkak të pamjeve por ai thotë se madje ka asistuar në operim.

“Pas operimit mjeku më tha “nëse gjithë luftëtarët kanë qenë si ti, unë e kuptoj pse ju e keni fituar luftën”. Unë i thashë se kam qenë më i dobëti ndër ta”.

Quni tregon se 1 në 100 mijë banorë bartin këtë sëmundje dhe mund të jetojnë tërë jetën me të pa u aktivizuar, por mund edhe të shfaqet në ekspozime të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori