Ka filluar nga sot ( e hënë) zbatimi në praktikë i marrëveshjes së para dy ditëve për heqjen e çmimeve të referencës në mes të Kosovës e Shqipërisë.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila e ka konfirmuar heqjen e çmimit referent për radion Blue Sky, si dhe menaxherë të kompanisë Bylmeti. Çmimet e referencës për prodhimet kosovare që caktoheshin nga Doganat e Shqipërisë dhe që krijonin pakënaqësi të theksuara ndër bizneset tona, nuk po aplikohen nga sot. Këtë e konfirmoi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. “Sot kemi marrë lajmin e mirë që kompania Bylmeti e cila është ballafaquar dy herë me aplikimin e çmimit referentë ka arritur të eksportojë në Shqipëri pa aplikimin e këtij çmimi”, tha ajo.
Fatura e një litër qumështi të freskët që caktohej nga kompania në vlerë prej 25 cent, nga Doganat e Shqipërisë dyfishohej. Kjo e pengonte kompaninë në fjalë të realizonte eksport për shkak të ngritjes së çmimit.
Heqjen e çmimeve të referencës, e konfirmoi edhe vet pronari i Bylmetit, Ymer Berisha. “Nga sot, kam informata nga kamioni që posa ka arritur në Shqipëri, nuk është aplikuar çmimi referent, pra është aplikuar çmimi i faturuar realisht. E falënderoj ministren Kusari-Lila e cila ka qenë shumë aktive dhe na ka mundësuar të vazhdojmë punën normale me Shqipërinë”, theksoi Berisha.
Kosova gjatë kësaj periudhe ka mbiprodhim të qumështit të freskët, ndërkaq në Shqipëri për shkak të turizmit, ka kërkesë më të madhe. Ndryshe, çmimet e referencës janë aplikuar në rastet e dyshimeve se çmimet e faturuara janë më të ulëta se çmimi real i tregut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime