LAJMI I FUNDIT:

Qeveria sot e miraton buxhetin

Qeveria sot e miraton buxhetin

Kryeministri Hashim Thaçi, së bashkë me kabinetin e tij qeveritarë do të miratojnë sot buxhetin ashtu siç ka premtuar dhe ka marrë vendim gjatë muajit janar, me paga të rritura.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda qeverisë të cilat kanë saktësuar se miratimi i buxhetit pritet të bëhet në një mbledhje të qeverisë në ora.

“Buxheti që do të miratohet përfshihen dhe pagat e rritura ashtu siç është marrë vendimi i qeverisë më herët. Nuk ka asnjë zvogëlim të përqindjes së rritjes së pagave ashtu siç është folur” , tha një burim brenda Qeverisë së Kosovës, raporton portali Qendra.

Rritja e pagave ka zgjuar reagim te Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN), i cili ka kërkuar që pagat të mos rriten në këtë përqindje, por dukshëm më pak. Një delegacion i këtij institucioni është duke qëndruar në Kosovë, për të harmonizuar qëndrimet me qeverinë e Kosovës.


Rritja e pagave pritet ti kushtojë buxhetit të vendit më shumë se 100 milionë euro në vit. /Telegrafi/