Koalicioni qeverisës është përballur me problemin e parë të vendimmarrjes në Kuvend për shkak të mungesës së votave. Në pamundësi të krijimit të shumicës së thjeshtë në Kuvend, që përbëhet prej 61 deputetëve, Kuvendi nuk ka arritur, që në përpjekjen e parë, të miratojnë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.
Krijimi i shumicës në Kuvend ishte pamundësuar nga opozita. Deputetët e partive opozitare, qëndruan në sallë, por nuk morën pjesë në votim. Krahas tyre, edhe disa deputetët nga partitë në pushtet, nuk janë parë duke votuar.
Analistët politikë konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, është duke u varur nga secila votë të cilën e ka në Kuvend. Ata thonë se edhe mungesa e vetëm një vote, e vë në rrezik Qeverinë për kalimin e vendimeve të rëndësishme.
Njohësi i zhvillimeve politike, Agron Bajrami, kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, tha për Radion Evropa e Lirë, se një Qeveri me 61 vota në Kuvend është vështirë që të qeverisë një vend në mënyrë stabile.
“Unë po besoj që si me rastin e buxhetit, po ashtu në disa vendime tjera në të ardhmen e afërt, Qeveria do të përballet me problemin e votave dhe do të përballet me paaftësinë e saj që të kalojë vendime të cilat i përkrahë”, tha Bajrami.
Bajrami thotë se jetëgjatësia e kësaj Qeveri varet nga vet ajo sesa do të mund të kalojë në Kuvend vendime e ligje të rëndësishme. Ai thekson se ende është herët të thuhet se ka një krizë qeveritare, pasi që edhe partitë politike opozitare, nuk janë shumë të interesuara që tash në këtë kohë të bllokohet puna e Qeverisë.
“Do të varet nga opozita nëse ajo do ta shfrytëzojë këtë dobësi të madhe të Qeverisë dhe të nisë një iniciative për rrëzimin e saj. Mirëpo tash për tash nuk po shoh vullnet të qartë të opozitës që ta rrezojë Qeverinë. Për më tepër, po shohim se ka edhe tolerancë ndaj Qeverisë në disa raste prej opozitës, disa deputetë opozitarë, në kuptimin që nuk po e sulmojnë këtë Qeveri, siç i sulmonin qeveritë e mëparshme”, tha Bajrami.
Ai konsideron se në rast se Qeveria Haradinaj, nuk do të mund të kalojë çështje të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, siç është Demarkacioni, në rrethana normale do të ishte e rrugës që Qeveria të tërhiqej.
Kurse analisti tjetër, Imer Mushkolaj, thotë se që nga formimi i Qeverisë Haradinaj, në të eksiton një krizë duke u nisur nga ajo sesi dhe në çfarë forme është formuar.
“Kjo krizë vetëm mund të zhvillohet tutje fatkeqësisht, dhe mund të sjellë situata edhe me komplekse kur vërtet do të detyrohemi që sërish të shohim, mbase pamje kur Qeveria, respektivisht koalicioni qeveritar, të bllokohet dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë vendime të duhura”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj thotë se nga zhvillimet e para në Kuvendin e Kosovës, por nga mosmiratimi i buxhetit për vitin 2018, kuptohet se edhe në mesin e partnerëve të koalicionit ka pakënaqësi e mosmarrëveshje.
“Në mesin e koalicionit qeveritar nuk ka unitet dhe në anën tjetër kjo mund të interpretohet edhe si një leksion i partnerit me të madh në koalicioni qeveritar, PDK-së se si është në gjendje që të bllokojë edhe gjëra shumë të rëndësishme, siç është Ligji për buxhetin, për të treguar forcën e vet dhe për t’i treguar një mesazh, besoj unë edhe kryeministrit Haradinaj, se njësoj do të mund të ndikojë në vendime tjera të mëdha, siç mund të jetë Demarkacioni”, tha Mushkolaj.
Analistët, vlerësojnë se Qeveria Haradinaj në më pak se njëqind ditë, e ka vazhduar dhe e ka shtuar trendin negativ që kanë pasur qeveritë e mëparshme, të punësimeve partiake, emërimeve të njerëzve që nuk kanë ndonjë kredibilet profesional në pozita të caktuar, komisione e borde.
Analisti Agron Bajrami potencon edhe numrin e madh të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, duke e cilësuar këtë si një “situatë skandaloze”.
“Mendoj se kjo tregon një trend shumë negativ i cili ka ekzistuar edhe me parë, po kjo Qeveri e ka ngritur atë edhe në një nivel më dramatik”, tha Bajrami.
Ndryshe, mungesa e vendimmarrjes në Kuvend, tashmë ka ndikuar që dy qeveritë paraprake të detyrohen të mos e përmbyllin mandatin kushtetues katër vjeçar. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-380x233.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
![MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/policia-mk-380x233.jpg)
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
![“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2315231211-780x439.jpg)
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin