Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë sinjale që marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Kosovës gjatë javës që vjen, ashtu siç ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nëpërmjet një komunikate për medie të Kuvendit të Kosovës, ditën e premte, pas një bisede telefonike që Veseli ka pasur me zëvendësndihmëssekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ka thënë se janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.
Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deri në ditën e enjte të javës së ardhshme do të jetë në Bruksel. Sipas tij, kryeministri Mustafa, do të përpiqet t’i bindë zyrtarët e Brukselit që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.
Kërkesa e kryeministrit Mustafa, sipas Abdullahut, do të jetë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbush këtë kriter, asaj t’i merret sërish liberalizimi dhe t’i kthehet regjimi i vizave. Abdullahu thotë se vetëm pas kthimit të kryeministrit nga Brukseli, mund të sqarohet se a do të procedohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.
“Janë çështje procedurale, ligjore, të përcaktuara qartë. Duhet që ne si Qeveri, kryeministri Mustafa, si udhëheqës i Qeverisë, ta riprocedojë tutje, ta vazhdojë procedurën e dërgimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë Kuvendi mund ta marrë në shqyrtim çështjen në fjalë”.
“Pra, duhet të presim që të kthehet dhe të shohim se si ka kaluar kryeministri Mustafa në Bruksel lidhur me çështjen në fjalë, do të thotë, për sa i përket çështjes tjetër, pra, të kësaj që po mundohet ta shtyjë tutje, që të kemi hapësirë më të madhe për ta proceduar në të ardhmen çështjen e demarkacionit”, thotë Abdullahu.
Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës, që përfaqësojnë partitë në pushtet dhe në opozitë, i vlerësojnë si mjaft kundërthënëse deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe të atyre të Kuvendit të Kosovës lidhur me procedimin e mundshëm të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në legjislativ.
Nait Hasani, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se deklaratat e tilla janë rezultat i presioneve që kanë Qeveria dhe Kuvendi lidhur me çështjen e demarkacionit.
“Nuk ka një harmonizim dhe jepen vetëm deklarata. Kështu që edhe kryeministri ka dhënë deklarata se do ta procedojë dhe tani është tërhequr, edhe kryeparlamentari dhe të tjerët, edhe presidenti. Do të thotë, nuk ka një harmonizim rreth kësaj. Prandaj, një ofertë që do të ofrohet, që të jepet një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit dhe në anën tjetër, të vihet një ofertë tjetër për afat të liberalizimit për një dyvjeçar, është një ofertë mjaft interesante, mjaft e mirë, që çështja të zgjidhet”, shprehet Hasani.
Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh mendimin se deklaratat kundërthënëse të Qeverisë dhe Kuvendit lidhur me procedimin e mundshëm të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në Kuvend, janë shenjë se po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Sido që të jetë, edhe nëse procedohet për ratifikim marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, mendoj se do të jetë dështim i radhës dhe në këtë drejtim, vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje. Këto deklarata kundërthënëse njëra me tjetrën, janë për të prishur koalicionin dhe ne mund të themi se tashmë nuk funksionon koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, si dhe që vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme”, thotë Lekaj.
Sidoqoftë, këta deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se, marrë parasysh gjenden aktuale politike, që ndërlidhet me çështje e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, është vështirë të kërkohet nga deputetët, të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, që të votohet ajo.
Zyrtarët e partive politike në pushtet edhe më herët kanë deklaruar se ende nuk është siguruar numri i mjaftueshëm i votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ta kaluar marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker