LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nis betejën me ndërkombëtarët për kthimin e parave

Qeveria nis betejën me ndërkombëtarët për kthimin e parave

Janë 450 mln euro të privatizimit që qeveria dëshiron ti kthejë në Kosovë, por qe është kundershtuar nga Shefi i ICO, Piter Feith. Qëndrimin e qeverisë për riatdhesimin e këtyre mjeteve e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala, në një letër dërguar shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith.

Ministria për Ekonomi e Financa ka filluar ta përgatisë terrenin për t’i kthyer në vend mbi 450 milionë euro të fituara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë të investuara jashtë vendit. Muaji tetor i këtij viti, siç shkruan sot “Koha Ditore”, është paraparë nga qeveritarët si periudha kohore kur gjërat mund të lëvizin drejt riatdhesimit të mjeteve. Angazhimi i një kompanie ndërkombëtare për marrjen e klasifikimit shtetëror është kërkuar nëpërmjet tenderimit, i cili sipas zyrtarëve qeveritarë është hapur javën e kaluar.
“Procesi për marrjen e klasifikimit kreditor shtetëror ka filluar. Javën e kaluar kemi iniciuar procesin e ofertimit, pra është bërë publikimi i njoftimit se Qeveria kërkon të angazhojë një nga kompanitë e njohura ndërkombëtarisht për klasifikim kreditor shtetëror”, ka deklaruar Muharrem Shahini, zëdhënës i kësaj ministrie, duke shtuar se dorëzimi i ofertave nga kompanitë do të jetë i hapur deri më datën 30 qershor 2010.
Kompania e përzgjedhur sipas parashikimeve të qeveritarëve duhet të përfundojë procesin e vlerësimit kreditor deri në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor të këtij viti. “Koha Ditore”)