LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndryshon procedurat për kreditë

Qeveria ndryshon procedurat për kreditë

Qeveria ndryshon një pjesë të procedurave për dhënien e kredive me kosto të ulët për strehim të familjeve që nuk kanë banesë

Një udhëzim i përbashkët i ministrave Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, ka prekur procedurat të cilat më së shumti kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis bankës dhe familjeve përfituese apo midis këtyre të fundit dhe pronarëve të banesës.

Kategoria e parë që përfiton janë ata që nuk kanë një banesë dhe për ta blerë, përfitojnë një kredi me 3 % interesa në vit.

Ndërsa të pastrehët që janë të strehuar me qera në shtëpitë e pronarëve, përfitojnë kredi me interesa 0 %, shkuan gazeta “Shekulli”.


Kështu, para se të lidhë kontratën me bankën, kryefamiljari duhet të lidhë një kontratë noteriale me pronarin e banesës ku është strehuar për momentin, në të cilën duhet të marrë përsipër lirimin brenda 30 ditëve nga data e lëvrimit të kredisë.

Duket se në këtë formë, qeveria kërkon të lehtësojë edhe pronarët, të cilët edhe pse u është njohur prona nuk mund ta marrin atë. /Telegrafi/