LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton projektbuxhetin, rriten pagat

Qeveria miraton projektbuxhetin, rriten pagat

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2011, ndërkaq në projektbuxhet përfshihet edhe rritja e pagave, ashtu siç ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës përkundër kundërshtimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është folur fare nëse Fondi Monetar Ndërkombëtarë është pajtuar me këtë rritje të pagave.

Ndryshe, projektbuxheti është miratuar me unanimitet në Qeverinë e Kosovës. Projektbuxheti i vendit do të shkojë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/