LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, këtë muaj prezentohet projekti i Hidrocentralit

Qeveria, këtë muaj prezentohet projekti i Hidrocentralit

Qeveria e Kosovës, krahas Termocentralit “Kosova e re”, do ta prezantojë këtë muaj para investitorëve potencial edhe projektin e Hidrocentralit të Zhurit. Zëvendësministri i energjisë dhe minierave, Blerim Rexha, thotë se pritet të ketë investitorë të interesuar, kurse shprehja e interesit do të bëhet në gjysmën e dytë e vitit. Por, sipas ekspertëve të kësaj fushe, realizimi i tij nuk do të jetë i mundur teknikisht, dhe në të nuk do të investojë askush.

Në një konferencë me investitorë që do të mbahet me 20 dhe 21 të këtij muaji, Ministria e Energjisë dhe Minierave do të prezantojë edhe potencialet dhe mundësitë për Hidrocentralin e Zhurit. Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, tha se në bazë të studimit të fizibilitetit, ky hidrocentral është i mundur. Prandaj, në këtë konferencë ata do të ftojnë investitorët potencialë për të investuar në të.

“Sot energjia është një prej mallrave më të vlefshëm në treg dhe si i tillë projekti i Zhurit është mjaft interesant për investitorët, po ashtu edhe koha e realizimit që ka dalë prej projektit është e volitshme për investitorët potencialë. Ne do ta bëjmë shprehjen e interesit, do t’i bëjmë të gjitha procedurat dhe mendojmë se do të ketë të interesuar, jo të mjaftueshëm, por do të jetë një garë mjaft e madhe për të investuar në hidrocentralin e Zhurit”, thekson Rexha.

Florin Krasniqi, i cili ka investuar në Hidrocentralin e Lumbardhit dhe është duke rindërtuar hidrocentralin e Istogut dhe atë të Radavcit, thotë se hidrocentrali i Zhurit është teknikisht i pamundur të realizohet siç është paraparë, kurse kostoja e ndërtimit është shumë e lartë për kapacitetin e planifikuar.


“Zhurma rreth Hidrocentralit të Zhurit është e njëjtë me atë që është bërë rreth Kosovës C, Kosovës së Re. Qeveria dhe faktori ndërkombëtar në Kosovë duan të blejnë kohë, duan që t’i prolongojnë investimet në energji, nuk janë direkt të interesuar të bëjnë investime në energji. Mendoj fundi i tërë kësaj është se përfundimisht do të mbetemi të varur në pikëpamje energjetike nga Serbia”, thekson z. Krasniqi.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për energjetikë, Myzejene Selmani, shprehet skeptike sa i përket këtij projekti, duke marrë parasysh sasinë e ujit që posedon Kosova dhe kostos së lartë të tij:

“Kosova duhet të plotësojë standardet e BE-së për çështjen e energjisë alternative apo të ripërtërishme, mirëpo kush do të jetë ai investitor që do të investojë tërë atë shumë për një përfitim të vogël, unë jam shumë skeptike në këtë rast”, thotë znj. Selmani.

Ndryshe, qeveria ka paraparë që kah gjysma e dytë e këtij viti, të shpallë shprehjen e interesit për këtë projekt, dhe të vazhdojë të gjitha procedurat tjera konform ligjit të partneritetit publiko-privat.
Projekti pritet të realizohet brenda pesë vjetësh, dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, kah fundi i vitit mund të fillojë realizimi i tij. Kostoja është rreth 300 milionë euro, ndërsa kapaciteti 300 megavatorë energji elektrike./rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori