LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kërkon bashkëpunimin me opozitën për faljen fiskale

Qeveria kërkon bashkëpunimin me opozitën për faljen fiskale

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të mërkurën se ligji për amnistinë fiskale kërkon tre të pestat e votave në parlament dhe i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për miratimin e këtij ligji, që është vlerësuar me nota mjaft pozitive nga komuniteti i biznesit.

Berisha i kërkoi opozitës që të shqyrtojë projektin e qeverisë për amnistinë fiskale dhe ta procedojë atë.

Kryeministri konfirmoi se qeveria do të përgatisë dy versione të ligjit, versionin e faljes fiskale që mund të bëhet e plotë për biznesin e vogël dhe të amnistisë fiskale, nga i cili do të përjashtohen të gjitha bizneset e lidhura me pushtetarët dhe ish-pushtetarët. /Telegrafi/