LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i do gjysmë miliard euro të privatizimit

Qeveria i do gjysmë miliard euro të privatizimit

Për shkak deficitit të lartë që ka buxheti i Kosovës dhe pas ngrirjes së raporteve me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN), Qeveria e Kosovës po ngutet të hartojë korniza të tilla ligjore, të cilat i mundësojnë Agjencisë Kosovare të Privatizimit arkëtimin e drejtpërdrejtë në buxhet të fondeve nga ndërmarrjet e privatizuara me ligjin e ri për AKP-në.

Duket që kundërshtimi për këtë formë të synuar për mbushjen e buxhetit mund të krijojë qarje serioze edhe brenda koalicionit PDK-AKR.

Myzejene Selmani, shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së, e cila shpesh ka qëndrim pro opozitar në raport me disa vendime të Qeverisë, i tha gazetës Kosova Sot se në këtë pikë nuk mund të pajtohet plotësisht me politikën e Qeverisë së Kosovës. “Definitivisht, si pjesë e koalicionit do të kërkojmë plotësim ndryshim të amendamenteve, në mënyrë që mjetet e fondit duhet të shkojnë zhvillim, e jo në buxhet, për t’u shfrytëzuar për mallra dhe shërbime”, tha Selmani.

Sipas draft-ligjit, pasi të definohen kërkesat e kreditorëve dhe interesat e pohuara të pronësisë, pjesa e mbetur e fondeve mund të shfrytëzohet si para publike /Telegrafi/