LAJMI I FUNDIT:

Qeveria hap konkursin për drejtor të bordeve për Postën e Kosovës dhe KRU ‘Hidromorava’

Qeveria hap konkursin për drejtor të bordeve për Postën e Kosovës dhe KRU ‘Hidromorava’

Qeveria njofton se ka hapur konkursin për drejtor të bordeve për ndërmarrjet publike Posta e Kosovës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”.

Sipas konkursit, personat që aplikojnë për këto pozita duhet të kenë së paku 5 vite përvojë pune.


“Duhet ose(i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngush me veprimtarinë afariste të NP-së”, thuhet në konkurs, përcjell Telegrafi.

Dokumentacioni duhet të jetë në zarf të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i ndërmarrjes publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. P34.

Qeveria e Kosovës inkurajon të aplikojnë personat e gjinisë femërore, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.

Afati i konkursit është i hapur deri më 10 qershor 2021. /Telegrafi/